E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton buxhetin faktik për 2010

Pas shumë diskutimesh dhe debatesh mes maxhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka miratuar me shumicë votash buxhetin faktik për vitin 2010.
Pas votimit në teresi, votimi elektronik ka vulosur miratimin e buxhetit me 71 vota pro dhe 53 vota kundër. Gjatë diskutimit të buxhetit faktik 2010 në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin.
Kreu i grupi parlamentar të PS-së, Ruçi akuzoi Berishën se është i vetmi kryeministër që merret me opozitën, ndërsa bëri një krahasim mes çmimeve të qeverisjes së socialistëve dhe asaj demokratike, duke vënë në dukej rritjen me disa herë të tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›