E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Kosovë- SerbiKuper në Prishtinëvazhdon konsultimet

PRISHTINE- Diplomati Robert Kuper, i emëruar nga shefja e diplomacisë europiane Kethrin Ashton, për ndërmjetësimin e dialogut Serbi- Kosovë mbërrin në Prishtinë. Sipas mediave kosovare ai do të qëndrojë në Prishtinë për të bërë konsultimet e fundit rreth datës së nisjes së dialogut. Burime konfidenciale kanë thënë për të përditshmen Koha Ditore, se dërgimi i çështjes së presidentit Pacolli në Gjykatën Kushtetuese ka shqetësuar ekipin e Kuperit, për shkak të mundësisë që Prishtina zyrtare të kërkojë një tjetër shtyrje të dialogut, derisa të qartësohen dyshimet rreth legjitimitetit të presidentit. Një ditë më pare, Kuper ndodhej ne Beograd ku u konsultua me zyrtarët serbë, ndërsa dje në mbrëmje mbërriti në Prishtinë, per te vazhduar sot disa takime me dyer të mbyllura. Qëllimi i takimeve, sipas mediave, është sensibilizimi i opinionit kosovar për rëndësinë e dialogut. Por zyra e Kuper, ashtu si dhe gjatë vizitës së parë, nuk ka bërë publike axhendën e tij.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›