OKB, Harxhi replikonme Jeremiç: Serbia tëkërkojë falje për genocidin
GJENEVE- Beogradi duhet të kërkojë falje për krimet e kryera kundër shqiptareve dhe më pas mund të flitet për pajtim rajonal. Ka qene kjo replika e zëvendes ministres së jashtme Edit Harxhi, gjatë një debati me Ministrin e Jashtëm serb Vuk Jeremiç, në sesionin e Këshillit të të drejtave të njeriut të OKB-se,që u zhvillua mbrëmë në Gjenevë, mbi raportin e deputetit zviceran Dik Marti.
Sic raportojnë mediat kosovare, Harxhi, tha se pala shqiptare e votoi vetë Rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifje. Por, siç u shpreh ajo, Jermic nuk foli në Gjenevë për të drejtat e njeriut, por u mor me propagandë. Duke iu kundërvënë fjalimit të tij, Harxhi tha se Beogradi fillimisht duhet të kërkojë falje publike për krime, gjenocid e spastrime etnike në Kosovë, e pastaj të flitet për pajtim rajonal.
Duke folur për Rezolutën e Asamblesë Parlamentare në Strasburg të bazuar në raportin i Dik Martit, i cili akuzon Kosovën për "trafik organesh", Harxhi u shpreh se "Shqipëria sot është një vend demokratik, i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha vendet fqinje në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)