E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia i kërkon rezolutë OKB-sëpër Kosovën

MOSKË- Moska zyrtare vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm me negociata në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB.

Në njënjoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, thuhet se këtë qëndrim të Moskës e ka shfaqur zëvendës shefi i diplomacisë ruse, Vladimir Titov gjatë takimit me të shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier në Moskë.

Nga pala ruse është konfirmuar edhe njëherë pozicioni i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i bëri thirrje Beogradit e Prishtinës që të fillojnë bisedimet. Ai shfaqi shpresën se kjo do të ndodhë shpejt. “Ka ardhur koha për t’u ulur rreth tryezës së bisedimeve”, ka deklaruar nga Gjeneva kryediplomati rus, ku ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për çarmatim.

(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›