Kuvendi miraton buxhetin për vitin e ardhshëm
06/12/2011 Opozita dorëzon propozimin për uljen e TVSH-së së disa produkteve. Mazhoranca e rrëzon
Bode: Opozita po përdor taksën progresive për të bërë demagogji elektorale
Deputetët e Kuvendit pas një minutë heshtje për nder të kujtimit të politikanit Sabri Godo, që u përcoll dy ditë më parë për në banesën e fundit, debatuan për projektbuxhetin e vitit 2012, i cili pas një ore diskutimesh u miratua në tërësi me 71 vota pro dhe 50 kundër. Ashtu siç pritej, edhe në diskutimin e djeshëm nuk munguan akuzat e ndërsjella mes palëve sa u përket masave të qeverisë për uljen e borxhit dhe zbutjen e efekteve të krizës ekonomike që po kalon Europa. Për mazhorancën projekti i qeverisë u konsiderua si buxheti që do të mbështesë stabilitetin makroekonomik. Sipas tyre, projekti do të zbusë efektet e krizës financiare globale, dhe kjo përmes mbështetjes së sektorëve socialë, investimeve publike dhe rritjes së pagave dhe pensioneve. Duke e theksuar votën e tyre kundër (disa deputetë e varën kartonin në mikrofonin e tyre), deputetët e opozitës theksuan se buxheti i 2012-s nuk merr asnjë masë për krizën ekonomike globale, në kushtet kur e gjithë bota është mobilizuar me masa shtesë. Socialistët propozuan disa masa, siç është heqja e TVSH-së për disa produkte dhe vendosja e taksës progresive. “Taksa e sheshtë mbi të ardhurat personale është një tjetër diskriminim mbi ata që marrin paga të ulëta. Ne propozojmë një taksë progresive. Jemi të gatshëm të paguajmë më shumë tatim”, – tha deputetja e PS-së Mimi Kodheli. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave Ridvan Bode. Në reagimin e tij Bode i konsideroi demagogji propozimet e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së apo përgjysmimin e saj për disa produkte bazë, si dhe vendosjen e taksës progresive në seancën plenare të Kuvendit. Në parashtrimin e objektivave për vitin e ardhshëm të qeverisë ministri Bode theksoi se në buxhetin e vitit 2012 do vazhdojë ruajtja e stabilitetit makroekonomik. “Do të vijohet me rritjen e pagave dhe të pensioneve si dhe mbështetjen me rreth 5% e PBB-së të investimeve publike”, – tha dje kreu i financave shqiptare.
Rrogat e CEZ-it
Deputeti i PS-së Andis Harasani kërkoi që të merren urgjentisht masa për çmimin e energjisë, që pritet të rritet. “Vetëm një pyetje kam për ministrin Bode: kush i paguan pagat e 9 drejtorëve të KESH-it? 66 mijë euro në muaj është rroga e drejtorit të CEZ-it”, - komentoi ai. “Pyetja e Harasanit është demagogji, pasi rrogat në kompanitë private përcaktohen nga vetë kompania”, – u përgjigj Bode.
TVSH-ja për librin
Socialisti Fatmir Toçi u shpreh dje i shqetësuar se intelektualët kanë 3 vjet që kërkojnë heqjen e TVSH-së së librit, por kjo kërkesë nuk është marrë aspak parasysh nga qeveria. “Taksa është 0 për librat që vijnë nga jashtë, ndërsa ata që shtypen këtu tatimi është 20%”, – tha Toçi.
TVSH-ja për ilaçet
“TVSH-ja e ilaçeve nuk ka shtrenjtuar çmimin e tyre, por ka stopuar rritjen e çmimeve të tyre. Nuk ju intereson çmimi i ilaçeve, por ngritja e atij sistemi pervers në tregtinë e ilaçeve, i cili e çonte çmimin në tregun shqiptar deri në 6 herë më të lartë se çmimin e të njëjtave produkte në Suedi apo Norvegji”, - u shpreh ministri Bode.