Në pikëpyetje shpërblimi për pensionistët
06/12/2011 Vihet në dyshim kartolina e urimit që qeveria rezervon çdo fund viti për 550 mijë përfituesit
Shpërblimi prej 5 mijë lekësh kërkon nxjerrjen e rreth 28 milion dollarëve nga buxheti i shtetit
Vihet në dyshim vijimi i traditës disavjeçare të nisur nga qeveria mbi ndarjen e shpërblimeve për pensionistët në prag të festave të fundvitit. Ndonëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, pensionistët këtë vit rrezikojnë mosmarrjen e kartolinës së përvitshme që qeveria rezervon për ta në mbyllje të vitit. Burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë me dije se ndarja e shpërblimit është vënë në pikëpyetje, pasi deri më tani nuk është përcaktuar asnjë fond rezervë sa i takon këtij zëri. Sipas këtyre burimeve, nëse deri në mbyllje të muajit dhjetor do të sigurohen fondet e duhura për të mos ndërprerë këtë traditë disavjeçare, ajo që do të pësojë ndryshime do të jetë masa e shpërblimit, e cila mund të shkojë edhe drejt përgjysmimit. Megjithatë, edhe ky variant është ende i pakonfirmuar, çka do të thotë se çdo gjë varet nga mbledhjet e fundit që qeveria do të zhvillojë për 2011-n. Njëkohësisht edhe pranë sigurimeve shoqërore konfirmohet se deri më tani pranë tyre nuk ka mbërritur asnjë udhëzim për hartimin e procedurës së shpërndarjes së shpërblimit për pensionistët. Sipas tyre, është herët për të folur për një gjë të tillë, pasi në praktikat e viteve të shkuara gjithçka është zbardhur në javën e fundit të muajit dhjetor, kohë në të cilën është detajuar edhe grafiku u shpërndarjes së shpërblimeve për të gjitha kategoritë përfituese. Prej disa vjetësh është bërë traditë që në fund të vitit qeveria miratonte një mbështetje financiare prej 5000 lekësh për të moshuarit, shumë kjo e pagëzuar nga kryeministri Berisha si “gjeli i detit të Vitit të Ri”. Vendimi për mbështetjen financiare për festat të pensionisteve merret direkt nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave i kalon shumën Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që është i detyruar ta zbatojnë atë në shpërndarjen e shumave të miratuara, sipas një grafiku të caktuar, i cili është bërë publik në javën e fundit të muajit dhjetor. Në përgjithësi ka ndodhur që shuma e shpërblimit është marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, por dhe nga zëra të tjerë që kanë mbetur të papërdorur deri në këtë kohë. Sipas llogaritjeve të bëra, për t’u mundësuar mbështetjen financiare festive prej 5000 lekë për më shumë se 550 mijë pensionistëve në të gjithë vendin, qeveria duhet të nxjerrë nga buxheti i shtetit një shumë prej rreth 28 milionë dollarë, shumë e cila nuk dihet nëse edhe këtë vit do të shkojë si kartolinë urimi për fundvitin. Një vit më parë vendimi për shpërblimin e fundvitit përfshinte personat që marrin pension pleqërie, invaliditeti, familjar, pensione të posaçme. Njëkohësisht pjesë e skemës së shpërblimeve ishin edhe shtresa të tjera si veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që nuk përfitonin pension tjetër, trajtime të veçanta si punonjës të nëntokës dhe industrisë ushtarake si dhe ish-ushtarakët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.