E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytet në lumë 12- vjeçarja, ndërpriten kërkimet

TIRANE- Një 12- vjeçare raportohet të jetë mbytur, pasi ka rënë nga ura e Babrroit në lumë.

Vajza, që sipas të dhënave të para i përket komunitetit rom, dyshohet se ka rënë në mënyrë aksidentale nga ura, duke e marrë rryma me vete.

E ëma e saj, duke folur për News 24, u shpreh se ne momentin qe vajza ka rene nga ura, ka qene duke luajtur. Ka qene vajza tjeter e cila i ka lajmeruar prinderit për rënien e 12- vjeçares ne lumë.

Shirat e rrëmbyeshëm të rënë 24 orët e fundit kanë shtuar prurjet e lumit.

Forca të RENEA-s dhe Polumbarët raportohet se pas disa orëve kerkimi,  kanë ndërprerë punën e tyre si pasoje e errësirës dhe lumit të rrëmbyeshëm.

Ndërkaq, policia eshte ne vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›