E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton emërimin e Ardian Turkut

Me 72 vota pro Kuvendi votoi ditën e djeshme dekretin e Presidentit Topi për emërimin e Ardian Turkut në detyrën e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më parë se të votonin për emërimin e Turkut në këtë post, deputetët e Parlamentit votuan shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Pango. Gjithashtu Kuvendi miratoi dje me 91 pro dhe asnjë kundër ngritjen e komisionit të posaçëm “ad hoc” i cili do të mbikëqyrë pajisjen e shtetasve me karta identiteti, si dhe do të monitorojë procesin zgjedhor. Komisioni do të kryesohet nga deputeti demokrat Ilir Rusmali dhe nënkryetari socialist Kastriot Islami. Ngritja e këtij komisioni u kërkua nga Partia Socialiste. Komisioni do të ketë në përbërjen e tij 9 anëtarë, ku 3 do t’i përkasin Partisë Demokratike, 3 Partisë Socialiste, ndërkohë që PR, PDR dhe PSD do të përfaqësohen me nga 1 anëtarë. Gjatë seancës së djeshme Kuvendi miratoi edhe disa shtesa që u bënë në ligjin nr. 9235, datë 29. 07. 2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, si dhe një sërë projektligjesh të rëndësishme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›