E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeqytetasit mbyllin dyert, kanë frikë mos u vjen Edvini, lakuriq tek porta

Kryesocialisti ka vijuar edhe dje rrugëtimin e tij populist periferisë së kryeqytetit duke ftuar personalisht qytetarët që të marrin pjesë në tubimin e ditës së diel. Rama ka qenë dje në bllokun e Alliasit i shoqëruar nga vullnetarët e bashkimit për ndryshim, ku sipas zyrës së shtypit ai është përballur edhe me “ankesat e qytetarëve të Tiranës për pensione, mungesë punësimi dhe pamundësinë e përballjes së jetesës me koston e lartë të saj”. Por ndërsa trokiste derë me derë një pjesë e grave nxitonin që të mbyllnin me vrap derën e banesës së tyre pasi me të marrë vesh lajmin se në lagjen e tyre ia behu papritmas kreu i Partisë Socialiste në mendje i shfaqeshin imazhet e fotove nudo të kryebashkiakut në një plazh publik. 

Ndër këto raste, nuk mungonin edhe të atilla, kur gra, të gjendura “befasisht” përballë Edi Ramës, nuk e fshihnin habinë se si ai gjendej në rrugicat e lagjes së tyre, i veshur.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›