Mbahet konferenca e PD-së në rrethin e Hasit, rizgjidhet kryetari
Kështu u shpreh dje Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana gjatë konferencës së degës së PD-së të rrethit të Hasit, mbajtur dje në shtëpinë e kulturës “Pjetër Bogdani” të qytetit të Krumës. Ministri Gjana u ndal në projektet e realizuara nga qeveria e djathtë në këtë zonë, duke veçuar investimet në 9 shkolla, nga 20 që ka rrethi, investimin për ndërtimin e tregut agro-ushqimor me një fond prej 63 milion lekësh, rikonstruksionin tërësor të ujësjellësit të qytetit me një fond prej 100 milion lekësh. Në proces, vijoi ai, janë dhe investime të tjera si rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare të qytetit të Krumës me një fond prej 41,6 milion lekësh, ndërsa pritet fillimi i projektit për rehabilitimin e pallatit të kulturës dhe rikonstruksionin e zgjerimin e rrugës Krumë - Kukës. Ndërsa kryetari i degës lokale të PD-së për Hasin, Elez Maçi u shpreh gjatë konferencës se PD ka realizuar të gjitha premtimet që bëri ndaj komunitetit, ndaj dhe kërkon një mandat të dytë qeverisës me synim përmirësimin e gjendjes ekonomike të të gjithë banorëve. Diskutantët në konferencë vunë në dukje domosdoshmërinë e rritjes së ndihmës ndaj fermerëve, veçanërisht në sektorët e pemëtarisë e blegtorisë që zënë vendin kryesor të të ardhurave për banorët e këtij rrethi. Pas votimit të fshehtë, në krye të PD-së së Hasit u rizgjodh Elez Maçi.
...