E Diel, 1 Nëntor 2026

Erjon Veliaj, si korbi që endet vendeve të fatkeqësive, keqpërdor për fushatë të gjymtuarit e Gërdecit

Erjon Veliaj, në mënyrën më të paskrupullt, duke shkelmuar çdo lloj kodi të mundshëm moral, ka demonstruar dy ditë më parë, përpos makutërisë dhe stresit për të mbledhur ca vota më shumë për Edi Ramën, antihumanizmin e tij. 

Këtë sjellje antihumane, kundër të gjitha kodeve morale, Erjon Veliaj zgjodhi ta bëjë publike me “audio” dhe “video”, bash nga Gërdeci. I ndërgjegjshëm me abuzimin e tij Erjon Veliaj u shfaq nëpër televizione e foto gazetash, përbri një vajze 8-vjeçare, të gjymtuar dhe me një krah të humbur në tragjedinë e gërdecit, si edhe përbri një ish-polici, i cili që prej asaj dite, të rreth një viti më parë, nuk i ka më këmbët e tij.

Duke shfrytëzuar, fatkeqësitë e këtyre dy personave, Erjon Veliaj me shpirt të sterosur, sikurse edhe korbi i zi sterrë, që bredh ndër vendet e fatkeqësive (a hienë po të doni, simbolika është e njëjtë). Ai u turr dy ditë më parë, arriti të gjejë ata dy fatkeq dhe pasi bëri ato deklaratë, për të cilat edhe ishte munduar deri në Gërdec, u largua, me shpresën se me ato pamje mallëngjeu ndokënd, duke e kandisur ta nxjerrë në sheshtë dielën në pelegrinazhin nekrofilik të radhës, pse jo, duke menduar se do të depozitojë edhe ndonjë votë më shumë, për Edi Ramën, në 28 qershor të këtij viti.

Përgjatë gjatë gjithë këtij viti posttragjedisë së Gërdecit, Erjon Veliaj, rregullisht, çdo datë 15 të çdo muaji, është parë rrugicave të gërdecit. Prezenca e tij, nëpër ato rrugica, nuk ka zgjatur më shumë se sa një kronikë televizive. Dhe pasi ka lëshuar pordhën e radhës, ka ikur. Por, ndërsa këto 10 apo 11 bujtje në kufijtë e disa sekondave të Erjon Veliajt, kanë kaluar pa ndonjë impresion të veçantë, ajo e dy ditëve më të parë, do të mbahet mend gjatë, sepse, jo për “interesat e publikut”, por për “interesat e Edi Ramës”, arriti kulmin e keqpërdorimit, kur zgjodhi dy të gjymtuar, si imazhin e pragfushatës zyrtare të zgjedhjeve të qershorit të këtij viti. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›