E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Berisha të ndalë sulmet ndaj Drejtësisë



Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon përpjekjet e kryeministrit Berisha për të sulmuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e LSI-së, Brizida Gjikondi, tha se sulmet e Berishës po e dëmtojnë shumë sistemin e drejtësisë. “Jemi këtu për të shprehur shqetësimin maksimal në lidhje me agresionin verbal dhe fjalorin jo-etik që po përdor kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha, kundrejt sistemit të drejtësisë përgjatë monologëve që po mban nëpër Shqipëri. Mjafton të përmendim agresionin kundrejt prokurorit të çështjes Sefgjini - Hoxha dhe “tolerancën” e Gjyqësorit për të pandehurin VIP dhe rrjedhimisht do të kuptohet paralajmërimi për çështje si ajo e Gërdecit, e rrugës Kukës-Morinë, si dhe një prej çështjeve më të rëndësishme: referendumi. Gjithashtu agresioni i kryeministrit sjell pasoja të paprecedente në rrënimin e besimit të brishtë që kanë shqiptarët jo vetëm kundrejt sistemit të drejtësisë, por kundrejt çdo hallke të shtetit shqiptar”, - tha Gjikondi.

10 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›