Berisha: “Pas 1 korrikut s’do të ketë rroga nën 17 mijë lekë”
Kategoritë që përfitojnë nga rritja e rrogave dhe pensioneve më 1 korrik. Sa u përgjigjet rritja e rrogave çmimeve të ushqimeve, energjisë dhe karburanteve
Eljona Ballhysa
Kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se pas datës 1 korrik në të gjithë vendin nuk do të ketë më rroga nën 17 mijë lekë. Berisha theksoi se qeveria është e vendosur që edhe në sektorin privat të respektohet rroga minimale. “Shpall vendimin që nga data 1 korrik e tutje nuk do të ketë rrogë nën 17 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është një ndërhyrje në sektorit privat, por rroga minimale e vendit është një detyrim për të gjitha vendet. Ata që u përpoqën t’i mashtronin muaj me radhë qytetarët shqiptarë se nuk do të ketë rritje rrogash a pensionesh, tani do të fillojnë t’u bien sirenave se gjoja qeveria po ndërhyn në sektorin privat”, - është shprehur Berisha.
Kategoritë
Ky është viti i tretë që qeveria miraton rritje të pensioneve dhe pagave në kuadër të premtimit elektoral për dyfishimin e tyre në fund të mandatit qeverisës katërvjeçar.
Kategoritë që do të përfitojnë do të jenë pensionistët e fshatit, të cilët do të kenë një rritje prej 15 përqindësh. Kjo kategori aktualisht përfiton 63 mijë lekë në muaj. Ndërsa pensionistët e qytetit, që aktualisht marrin 110 mijë lekë në muaj, do të kenë një rritje 10%. “Qeveria ka vendosur të ndërmarrë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve dhe të ndihmës ekonomike, e cila tejkalon qartë barrën e inflacionit në të gjitha shtresat dhe lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë. Qeveria, pas studimeve të bëra për 520 mijë pensionistë në vend, do të vendosë që për pensionin minimal në fshat, për rreth 170 mijë pensionistë, pension i cili është tashmë rreth 630 lekë (të rinj), të ketë një rritje 15 për qind, për të kompensuar inflacionin dhe realizuar rritjen e tyre. Për pensionistët e qytetit, ku pensioni minimal është në vlerën 11 mijë lekë, qeveria do të vendosë një rritje prej 10 përqindësh, rritje e cila tejkalon qartësisht peshën e inflacionit dhe bën që shqiptarët të kenë pension minimal jo 100 dollarë, siç e patëm premtuar ne, por 100 euro nga data 1 korrik”, - është shprehur Berisha. Sipas tij, edhe ndihma ekonomike do të pësojë një rritje 10%, nga e cila do të përfitojnë rreth 90 mijë familje.
Pagat
Përsa i përket rritjes së pagave qeveria ka vendosur të ketë si prioritet arsimtarët dhe sektorin e shëndetësisë. Kështu, sipas kreut të qeverisë, arsimtarët do të përfitojnë një rritje prej 14%. Po këtë rritje do të kenë dhe infermierët. Ndërsa punonjësit me paga të ulëta do të përfitojnë një rritje prej 7%, ndërsa punonjësit me paga të larta do të kenë një rritje prej 4%. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se në vitin 2009 arsimtarët në të gjithë vendin do të arrijnë të kenë dyfishin e rrogës që kishin në 2005-n, kur PD-ja mori pushtetin. “Në vitin 2009, 44 mijë arsimtarëve u realizojmë dyfishimin e rrogave. Mësuesi që merrte 200 mijë lekë rrogë, do të marrë 400 mijë lekë në mbyllje të mandatit tonë të parë”, - është shprehur Berisha. Ai tha se skema e përdorur nga qeveria e tij për rritjen e pagave dhe pensioneve zhduku modelin e rrogave të instaluar nga qeveria socialiste, ku një zyrtar i lartë i lartë merrte sa 62 pensionistë apo sa 30 rrogëtarë.
Rritja e pensioneve dhe rrogave nuk mbulon shpenzimet për ushqime
Megjithëse qeveria ka vendosur të rrisë deri në 15% pensionet dhe rrogat, duket se kjo rritje nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të ndjeshëm në xhepat e qytetarëve. Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve apo të energjisë dhe të karburanteve, nuk mund të kompensohet me një rritje të tillë pagash dhe pensionesh. Qytetarë të ndryshëm shprehen se nga njëri sezon në tjetrin ushqimet në vend pësojnë një rritje të ndjeshme, ndërkohë që rritja e pagave është minimale krahasuar me çmimet. Por kryeministri Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, tha se rritja e pagave dhe pensioneve është dhe një kompensim që qeveria bën për rritjen e inflacionit. Berisha tha se gjatë muajit të kaluar inflacioni ka shënuar shifrën e 4.2% dhe se tendenca e tij është për t’u ulur në të ardhmen. Por duket se kjo shifër e bërë publike nga kryeministri nuk është reale për shkak se në vend të gjitha produktet e konsumit të përditshëm pësojnë rritje nga dita në ditë dhe nuk vërehet asnjë ulje të tyre në treg. Një situatë e tillë tregon qartë se nisma e qeverisë për rritjen e pagave dhe pensioneve nuk do të sjellë asnjë ndryshim të ndjeshëm në ekonominë e familjeve shqiptare.
Pensionet e fshatit rriten 15%
Pensionet e qytetit rriten 10%
Rrogat e arsimtarëve 14%
Rrogat e infermierëve 14%
Rrogat e ulëta 7%
Rrogat e larta 4%
10 Qershor 2008