Kuvendi miraton ligjin për menaxhimi i mbetjeve
TIRANË- Kuvendi miratoi sot pasdite me 69 vota pro dhe 55 vota kundër projektligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", i cili u debatua gjatë në seancën e sotme parlamentare. Deputetët e opozitës e kundërshtuan ashpër draftin e propozuar nga qeveria, i cili sipas tyre, shkatërron mjedisin, duke legalizuar hyrjen e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri.
Nga ana e saj, maxhoranca e mbrojti p/ligjin, duke theksuar se ai është në vazhdën e përpjekjeve të vendit për të përafruar legjislacionin, si kusht paraprak për hyrjen në BE.
Sipas relatorit të p/ligjit, deputetit Ardian Turku, nuk ka asnjë nen në p/ligj që të lejojë hyrjen në Shqipëri të mbetjeve të rrezikshme. "Qëllimi i tij është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit, përmes parandalimit, minimizimit dhe menaxhimit të duhur të mbetjeve, si dhe përdorimin e efektshëm të burimeve natyrore përmes ripërdorimit, riciklimit dhe rikuperimit të tyre", theksoi relatori Turku.
Në seancën e sotme Kuvendi miratoi gjithshtu dhe pr/ligjin "për shërbimin veterinar".
(m.a/BalkanWeb)