Shkodër, e përplas kamioni, humb jetën 27-vjecarja
SHKODËR- Një 27-vjeçare ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës pas plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se, "aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit të Shkodrës pranë lagjes “Xhabiaj”, ku një automjetë tip kamion përplasi 27 vjeçaren Suada Dani, e cila me gjithë ndihmën e shpejtë që iu dha në spital, ndërroi jetë".
Nga sa bëhet e ditur, viktima ka qënë duke ecur me biçikletë në momentin e përplasjes me automjetin, i cili transportonte inerte. Policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili i përket kompanisë që po kryen punimet në rrjetin e kanalizimeve të qytetit, ka filluar hetimet rreth kësaj ngjarje.
(m.a/ata/BalkanWeb)