E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton ndarjen e mandateve në 12 qarqe, kryeson Tirana

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën plenare të radhës, me shumicë kartonësh projektvendimin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Sipas vendimit, ndarja e 140 mandateve zgjedhore në 12 qarqe të vendit, që përkojnë njëkohësisht me 12 zona zgjedhore, është bërë në bazë të një formule të thjeshtë, bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor. Ndarja e këtyre mandateve zgjedhore është përcaktuar me një formulë të thjeshtë të përcaktuar në Kodin e ri Zgjedhor. Qarku më i madh është Tirana e cila 32 deputetë dhe më i vogli është Kukësi me 4 deputetë. Më tej, qarku i Fierit ka 16 deputetë, Elbasanit 14 deputetë, Durrësi 13 dhe Vlora e Korça me nga 12 secila, Shkodra me 11 dhe Berati me 8, Lezha 7 dhe Dibra 6 deputetë, Gjirokastra 5 dhe Kukësi me 4 deputetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›