E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: “Kthimi i trupave nga Iraku, ditë historike”

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, u shpreh në seancën plenare se forcat tona u kthyen në Shqipëri dhe kjo është një ditë historike. Sipas Bashës, forcat shqiptare kanë qëndruar krah për krah me forcat ndërkombëtare në krye të detyrës sensitive për ruajtjen e paqes në Irak. Gjithashtu, Basha shtoi se për forcat tona kjo ishte jo vetëm detyrë ushtarake, por u angazhuan në detyrën e riparimit të një fabrike sociale të rrezikuar nga terrorizmi të ekspozuara nga klanet islamike. "Sot para syve tanë kemi një Irak të ri të bashkuar dhe të marrë përsipër detyra për zhvillimin e vendit", - u shpreh ministri Basha.

Ky lajm është publikuar: 25/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›