E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton projektligjin për organizmin e Gjyqësorit

Parlamenti miratoi ditën e djeshme projektligjin për organizimin e Gjyqësorit. Me 107 vota pro, 1 kundër dhe 2 vota abstenim, Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore që kishte diskutuar me dyer të mbyllura për mbi një muaj Komisioni i Ligjeve. Ndonëse vota e deputetëve ishte pro në shumicë për këto ndryshime, në Kuvend ka pasur edhe debate përsa i përket karrierës së gjyqtarëve. Mbikëqyrja e procesit të organizimit të ndarjes së çështjeve gjyqësore nëpërmjet shortit dhe nënshkrimi i gjyqtarit që do të ndjekë çështjen, do të jenë kompetenca të kancelarit dhe jo të kryetarit të gjykatës, siç ka qenë deri sot. Ndryshimet kanë përcaktuar që një tjetër kompetencë e kryetarit, që i është kaluar kancelarit, është edhe kontrolli i ecurisë së dosjeve gjyqësore për zvarritje në gjykim si dhe ndjekja e ecurisë së dorëzimit të dosjeve gjyqësore të përfunduara. Një tjetër ndryshim në këtë nen ka të bëjë me shpalljen e listës së ekspertëve të licencuar sipas fushave përkatëse.

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›