E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE-ja llogari qeverisë për sistemin e adresave dhe Gjendjen Civile

Prezenca e OSBE-së në Tiranë do të organizojë sot një tryezë të gjerë me përfaqësues së Ministrisë së Brendshme për mbi modernizimin e sistemit të adresave dhe atij të Gjendjes Civile në Shqipëri. Ky takim i zgjeruar do t’i informojë përfaqësuesit mbi gjendjen aktuale të projektit dhe mbi planet për të ardhmen. Gjithashtu, ai ka për qëllim të mbledhë informacion nga aktorët e interesuar dhe përfituesit e mundshëm të një sistemi të modernizuar të Gjendjes Civile. Mes pjesëmarrësve do të ketë edhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe edhe përfaqësues të organeve ndërkombëtare, organizmave të shoqërisë civile dhe institucioneve private. Ky takim mbahet në vijim të Konferencës për Modernizimin e Sistemit të adresave dhe Gjendjes Civile në Shqipëri, e cila u zhvillua nëntorin e vitit të kaluar. Kjo veprimtari për modernizimin e sistemit të adresave dhe Gjendjes Civile kryhen në kuadër të një projekti të financuar nga Komisioni Europian dhe zbatuar nga prezenca e OSBE-së.

19 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›