Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e Sollakut
Në përfundim të një seance prej 9 orësh shumica ka miratuar me 77 vota pro, 37 kundër dhe 3 abstenime kërkesën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshem, Theodhori Sollaku. Gjatë votimit nuk ka marrë pjesë Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili mësohet të jetë jashtë Shqiperise. Opozita i qëndroi përgjatë gjithë debatit, idesë së saj se komisioni është antikushtetues dhe se godet rëndë demokracinë në vend dhe lirinë e institucioneve, ndërsa shumica mbronte idenë se me largimin e Sollakut krimi nuk do të kishte më mbrojtës. Në votim ranë ne sy vota kundër e Spartak Ngjelës, Spiro Pecit, abstenimi i Vangjel Dules dhe Leonard Solis ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të PSD-së, LSI-së dhe PAD-së nuk morën pjesë në votim.