E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shumica tani puç institucioneve

Kryetari i partisë Lëvizja Socialiste për integrim, Ilir Meta, e ka quajtur punën e komisionit hetimor “Sollaku 2” si antikushtetuese dhe njëkohësisht bie ndesh me të drejtën, pasi një çështje nuk mund të gjykohet dy herë. “Praktikat që po ndiqen në procedurat e këtij Komisioni, janë jashtëzakonisht të rrezikshme jo për Sollakun, por për vetë sistemin e drejtësisë në vend, për demokracinë, për ligjin dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh Meta. Në fjalën e tij në Kuvend ai i quajti veprimet e shumicës si “procedura blic, të cilat shkelën rregullore, të cilat përjashtuan opozitën dhe nuk përfaqësojnë asgjë tjetër veçse një puç të organizuar ndaj institucioneve”. Kryetari i LSI-së u shpreh gjithashtu se opozita ka qenë e hapur për të bërë reformën në drejtësi dhe kontribuar për reformimin e Prokurorisë por jo në këtë mënyrë. “Ne kemi qenë të hapur dhe për vendosur afat në Kushtetutë për mandatin e prokurorit, sepse dhe ne besojmë se nuk ka asnjë njeri dhe asnjë funksion me mandate të përhershme”, përfundoi fjalën e tij në Kuvend Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›