E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot raporti i KE-së për progresin e Shipërisë drejt BE-së

Agjencia Reuters si dhe e përditshmja amerikane International Herald Tribune, publikuan dje të dhëna lidhur me raportin e progresit të vendeve kandidate dhe të asociuara për anëtarësim në Bashkimin Europian. Sipas gazetës, vetëm Kroacia ndoshta do të jetë e gatshme të anëtarësohet në BE deri në vitin 2010. Sipas gazetës, e cila publikoi raportin që do të shpallet zyrtarisht sot nga ambasadorët e BE-së në vendet përkatëse, Shqipëria, Bosnja, Turqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, mund të anëtarësohen në union jo para 3 deri në 5 vjetësh. Duke analizuar me radhë vendet e rajonit, raporti vlerëson përpjekjet ekonomike të Shqipërisë. "Shqipëria ka treguar një performancë të mirë ekonomike. Gjithashtu ajo ka luajtur një rol pozitiv për stabilitetin në rajon. Por krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten dy problemet kryesore të vendit" thotë gazeta duke cituar raportin. Gazeta është fokusuar shumë pak tek Shqipëria, ndërsa u ka dhënë një vend të zgjeruar shteteve të tjera nisur edhe nga problematikat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›