E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Qeveria mbron falsifikatorët, Patozi: Ju vuani nga telekomanda

Ndryshimet penale kanë përplasur në mendime kryetarët e e grupeve parlamentare të dy forcave kryesore në Parlament. Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme Kryetari i Grupit Parlamentar të opozitës, Gramoz Ruci deklaroi se mazhoranca nuk do të negociojë me opozitën pasi nuk do të ndëshkojë falsifikatorët e statistikave:
 

“Mazhoranca nuk bëri as përpjekjen më të vogël për të negociuar me opozitën. Pra u provua se juve ju mungon vullneti për të dënuar falsifikatorët e statistikave. Ju duhet falsifikimi për të fshehur gropën ku është futur ekonomia shqiptare, për të fshehur varfërinë, për të fshehur borxhin galopant ku po zhytet çdo ditë e më shumë Shqipëria”, tha ai.
Më tej Ruci theksoi se është kjo qeveri që në ikje i ka lënë Shqipërisë si dhuratë fenomenin e pandëshkueshmërisë, përvec borxheve e varfërisë.
“Qeveria në ikje e la Shqipërinë në borxh, pa punë, me mjaft plagë sociale, në një gropë të zezë. Dëmin që kishit për të bërë e bëtë. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga fenomeni i pandëshkueshmërisë së pushtetarëve. Kur këta nuk ndëshkohen edhe kur vrasin si do ndëshkohen kur falsifikojnë të dhënat”, tha Ruci më tej.

Ndërsa kryetari i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi ironizoi se edhe nëse opozita voton pro, nuk do falënderohet.

“Problemi juaj është te telekomanda e cila iu thotë bajonetë shko ose qetësohu. Sigurisht që merren vesh shqiptarët me serbët, por shqiptarët me shqiptarë nuk merren vesh nëse njëra palë nuk do”, u shpreh Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›