Nepravishta Largimi per arsye familjare

Pas rreth 6 vitesh punë, kreu i Entit Rregullator i Energjisë ka dhënë dorëheqjen. Vetë Bujar Nepravishta në konferencën e tij të fundit si drejtues i këtij institucioni sqaroi motivet e këtij vendimi.
"Në datën 10 shkurt të këtij viti unë i kërkova kryetares së Kuvendit që të më pranonte dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Entit Rregullator. Dorëheqja nuk kishte të bënte fare me vendimin e cmimeve dhe tarifave. Duke qenë se është një problem thjesht personal dhe që nuk përfaqëson një interes publik nuk e ndjej të nevojshme që të bëj komente të mëtejshme", tha Bujar Nepravishta, kryetari i ERE.
Tanimë i takon Parlamentit që të zgjedhë kryetarin e ri të ERE-së. Kandidatura do të jepet nga Ekipi Përzgjedhës që përbëhet nga Kryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, nga Kryetari i Komisionit të Përhershëm për Ekonominë si dhe nga ministri përgjegjës për energjinë.
Florian Papadhimitri