Eksportet, me tregues mjaftë pozitivë
Sektori i eksporteve vazhdon që të ketë tregues mjaft pozitivë. Sipas drejtoreshës së Statistikave Ekonomike Elsa Dhuli, eksportet kanë pesuar një rritje me 7.5 përqind në muajin janar ndërkohë që importet kanë pësuar ulje. Si rezultat edhe të defiçit tregtar të këtij muaji, eshte shënuar një ulje me 41.8 përqind, krahasuar me muajin dhjetor.
Partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë, vazhdojnë që të mbeten Italia dhe Greqia. Me Italinë,eksporti është 49.5 përqind dhe me Greqinë 4.8 përqind ndërsa importi është përkatësisht 29.3 përqind dhe 12.6 përqind.