Parlamenti Europian hedh poshtë fusnotën
Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar rezoluta për Kosovën, që ishte paraqitur nga raportuesja Ulrike Lunaçek.
Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar amandamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që ti inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.
Në këtë rezolutë u bëhet thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë, meqë siç tha zonja Lunaçek, kjo do ti bënte më efektive përpjekjet e BE-së.
PE: U miratua rezoluta për Serbinë
Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.
Në Rezolutë, po ashtu, kërkohet që Serbisë, sa më shpejt që të jetë e mundur, ti caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.
Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit me rajonin. / REL