Kuvendi nuk votoi për kreun e ri të ILDKP-së
Kuvendi i Shqipërisë "harron" të votojë për kreun e ri të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive. Legjislativi shqiptar ka shtyrë për në muajin shtator zgjedhjen e pasardhësit të kryeinspektores Fatmira Laskaj.
Edhe pse Presidenti i vendit, Bamir Topi, ka depozituar prej kohësh dy kandidatura, sipas ligjit për këtë post të kreut të ILDKP-së, Kuvendi siç duket ka lënë të hapur këtë çështje për ta marrë në shqyrtim gjatë nisjes së sesionit parlamentar të vjeshtës. Presidenti i Republikës, Topi, paraqiti në Kuvend dekretet dhe emrat e dy kandidaturave të reja për inspektor të Përgjithshëm të ILDKP, të Bashkim Dedjes dhe Adriatik Llallës. Të dy kandidaturat vijnë nga sistemi gjyqësor. Bashkim Dedja ka qenë një prej kandidaturave që aplikoi për t'u zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë kohët e fundit. Por emri i tij nuk u përzgjodh nga Presidenti Topi, i cili mesa duket ka patur në plan emrin e tij për ta propozuar në krye të ILDKP-së. Bashkim Dedja ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për tre vjet. Prej 10 vjetësh ai është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës. Kandidatura tjetër është ajo e ish-zëvendësprokurorit të Tiranës, Adriatik Llalla. Ai është gjithashtu edhe anëtar në Këshillin e Prokurorëve. Komisioni parlamentar i Ligjeve, si dhe Komisioni parlamentar i Ekonomisë nuk kanë zhvilluar sipas rregullores procesin e seancës dëgjimore, duke bërë që këto dy emra të mbesin pezull. Po në të njëjtën situatë gjendet Kuvendi në lidhje me plotësimin vakant të anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Edhe për këtë vend vakant, Presidenti Topi paraqiti për votim emrat e Berhan Malevit dhe të Engjëll Skrelit. Edhe pse Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka zhvilluar seancat dëgjimore me dy kandidatët, emrat nuk u paraqitën brenda muajit korrik për votim në seancën parlamentare. Kështu nuk dihen as arsyet e mosrealizimit të një procesi të tillë, pra të votimit të kandidaturave të propozuara nga presidenti i vendit.
Përplasja Topi-Topalli
Prej kohësh mes dy drejtuesve kryesorë të shtetit shqiptar, Presidentit dhe Kryetares së Kuvendit, ka pasur një konflikt ndërmjet, që daton zyrtarisht dhe publikisht fillimisht me pesë dekretet e Topit për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Këtu Topalli kërkoi realizimin e një procesi përzgjedhës mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Teksa qëndrimi i Topallit i mbështetur edhe nga kreu i maxhorancës sollën më pas dhe rrëzimin e pesë dekreteve, duke detyruar kreun e shtetit të realizojë dekrete të reja. Por përplasja mes tyre u realizua dhe për këto dy dekrete të tjera. Fillimisht Topi solli për ILDKP-në dhe për Komisionin e Konkurrencës vetëm nga një kandidaturë. Kjo bëri që Topalli t'i drejtohet me letër për të sjellë nga dy kandidatura për secilin post vakant. b.h