E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi paralajmëron deputetët: Dorëzoni makinat

TIRANë- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Marlind Myftiu nëpërmjet një deklarate për shtyp i ka kërkuar ish-deputetëve të dorëzojnë makinat. Në deklaratë theksohet se Kuvendi do të bëjë publik emrat e ish- deputetëve që ende nuk kanë dorëzuar makinën pranë këtij institucioni, në rast se nuk dorëzohen. Kërkesa vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10.160 "Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë. Kjo kërkesë iu adresohet ish deputetëv apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ. Në deklaratë theksohet se iniciativës së Dpeputetëve socialistë Erion Breace dhe Arta Dade, për të dorëzuar makinat, i është shtuar edhe një tjetër deputet.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›