Pritet dekretimi nga presidenti Sejdiu i ligjit mbi Amnistinë
Lipjan - Pritet që së shpejti Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu të dekretojë ligjin mbi amnistinë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka deklaruar nga Lipjani se së shpejti të burgosurit do të kenë mundësinë e aplikimit për ulje të dënimit të tyre. Teksa ka vizituar qendrën e riedukimit në Lipjan, zonja Kelmendi tha se të burgosurit të cilët vuajnë dënimin këtu, gjatë kohës që kalojnë në këtë qendër u mundësohet që të praktikojnë profesione të ndryshme. Të gjithë ata të burgosur që ndjekin këto trajnime në fund do të marrin certifikata të punës.