E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shevalie: Ndihma e Eulex-it, sipas Rezolutës 1244

Paris - Ndihma e EULEX it për Kosovën në fushën e rendit dhe të ligjit do të bëhet nën kufijtë e gjerë të Rezolutës 1244. Këshilltari i posaçëm i ministrit të jashtëm të Francës, Erik Shevalie ka deklaruar se dallimet në BE rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, kanë shtruar nevojën për kujdesin e OKB së. Gjatë një intervistë për BBC-në, Shevalie shtoi se fakti që EULEX i është shtrirë në gjithë Kosovën është dëshmia më e mirë se ka një perspektivë pozitive për të gjithë në Kosovë. “EULEX-i, si një mision civil, më i rëndësishmi ndonjëherë nga BE ja, është sinjal i përkushtimit të BE së për Ballkanin. Me shtrirjen e EULEX it në Kosovë BE po e merr rolin kryesor në Ballkan. Është plotësisht normale dhe e drejtë që BE ja të marrë përgjegjësi në Ballkan. Por kjo natyrisht se duhet të bëhet në ndërlidhje me bashkësinë ndërkombëtare si tërësi, që do të thotë OKB ja dhe aktorët kryesorë, siç është SHBA ja", theksoi Shevalie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›