E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi, projektligji i Prokurorisë parashikohet të votohet më 29 dhjetor

 

Projektligji "Për Prokurorinë" do të shqyrtohet nga Kuvendi brenda këtij muaji. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare ka përfshirë në kalendarin e punimeve dy javore të këtij sesioni të mbetur. Votimi i këtij projektligji është lënë pikërisht më datën 29 dhjetor, që është edhe seanca e fundit plenare e këtij viti. Brenda dy javëve komisioni parlamentar i Ligjeve do të ketë afat për t'u shqyrtuar projektin, që ka shkaktuar shumë debate ende pa u depozituar në Kuvend ndërmjet maxhorancës dhe opozitës. Socialistët kërkojnë diskutime të gjëra me grupet e interesit për një projektligj të tillë. Projektligji "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë", u kontestua dhe nga ana grupet e interesit. Qeveria nuk është tërhequr nga varianti i saj fillestar. Në nenin 56 të ligjit të miratuar dje nga Ekzekutivi thuhet se, "ministri i Drejtësisë paraqet në Kuvend, të paktën një herë në vit, raport me shkrim për inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, duke vënë në dijeni edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Raporti përmban të dhëna të përgjithshme për çështjet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni. Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të paraqesë në Kuvend mendimin e tij në lidhje me raportin e dërguar nga Ministria e Drejtësisë sipas kësaj pike". Prokuroria e Përgjithshme konteston disa prej neneve të hartuar nga Ministria e Drejtësisë për ligjin e organit të akuzës. Në letrën e datës 27 tetor 2008 të dërguar nga anëtarët e grupit të punës së zyrës të Prokurorit të Përgjithshëm, Zamir Shtylla dhe Kujtim Luli, vihet theksi te neni 56, i cili sipas këtij institucioni bie ndesh me Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›