E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me Lasgushin në Ditën e Verës

Një dite vere me shumë ngjyra, zhurmë e dëbime demonësh dimërakë, duhen edhe ca nota romanticizmi e melankolie. Një pulëbardhë, një varkë, valë deti, nimfa Edhe këtë muaj, në mbrëmjen poetike rikthehet Lasgush Poradeci. Të gjithë e duan Lasgushin e vetëm një mbrëmje nuk mjafton. Kjo është arsyeja pse dje në mbrëmje në Teatrin e Metropolit u rikthye mbrëmja poetike kushtuar poetit të liqenit. Mbrëmjet poetike, të ideuara nga drejtuesja e qendrës kulturore Tirana, Suela Konjari, për ti kthyer publikut shijen e mirë të poezisë, nuk janë konceptuar si një lexim poezish, por si një mbrëmje ku gërshetohet pesha e fjalës me plastikën e muzikën. Mes valëve të detit, aktorët Yllka Mujo, Fatos Sela, Kastriot Rramollari, Rozi Kostani dhe Anila Bisha kanë interpretuar një sërë poezish të zgjedhura të Lasgush Poradecit, shoqëruar nga loja virtuoze në violonçel e Iljard Shabës dhe dy balerinët Endrit Shkoza dhe Ernet Miolli. Mbrëmja erdhi nën kujdesin regjisorial të Arjeta Dhimës dhe kostume të realizuara nga Enisa Arapi e Shpresa Bako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›