E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limaj: Unë jo pjesë e qeverisë, jam nën hetim

PRISHTINE-Ndërsa deputetët ishin në një kohë të shkurtër pushimi, Fatmir Limaj ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, përderisa nuk kanë përfunduar hetimet ndaj tij.
“Për një kohë të gjatë është folur të kemi një qeveri të pastër, që mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju e dini se njeri më i përfolur në këtë vend jam unë. Se si ka ardhur deri te kjo, unë nuk e di. Para vetës e ndjej një obligim për 75 mijë njerëzve që më kanë votuar. Duke konsideruar se mbi të gjitha Kosova dhe asgjë tjetër, duke ofruar mundësi që vendi ynë të ec në integrimet euroatlantike, unë kurrë nuk do të jem barrë për vendin tim. Hetimet që janë duke u zhvilluar për Ministrinë e Transportit dhe përderisa vazhdojnë ato hetime, unë nuk do të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës. Besoj se ky rast nuk do të përdoret në mënyrë selektive”, ka deklaruar Limaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›