E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shkarkon 124 shoferë

Kursimet

Kuvendi kursen lekët e buxhetit të shtetit duke shkarkuar nga puna 124 shoferët e deputetëve. Vendimi erdhi menjëherë pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për funksionimin dhe rregullimin e transportit për zyrtarët e lartë dhe nëpunësit civilë”. Shoferët e deputetëve tashmë kanë dalë në ‘rrugë të madhe’ dhe duket se pavarësisht se vendimi është rrëzuar për shoferët e Gjykatës Kushtetuese, i njëjti fat do të jetë edhe për ta, pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë ende pagesën nga Ministria e Financave. Ligjvënësve do t`u duhet të shkojnë vetë në dyert e distributorëve të naftës për të furnizuar makinën e tyre pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkurtimin e shpenzimeve për deputetët. Dieta mujore që ata marrin për karburantin dhe për riparimet teknike varion nga 30-40 mijë lekë, përveç pagesës mujore që ua jep statuti i deputetit, prej rreth 130 mijë lekësh. Kuvendi paguan për llogari të secilit ligjvënës tarifën prej 17 mijë lekësh për telefonin dhe ofron dieta për ata deputetë që nuk banojnë në Tiranë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›