Vetëm trajnime brenda Shqipërisë
Departamenti i Administratës Publike ofron vetëm trajnime brenda vendit për nëpunësit civilë të pushtetit qendror, por edhe për zyrtarët e pushtetit lokal. Mungesa e fondeve ka bërë që Departamenti i Administratës Publike të kryejë trajnime dhe një seri kursesh vetëm brenda Shqipërisë. Për vitin 2010 janë kryer gjithsej 5 trajnime, njëri në Vlorë, në Bashkinë e Korçës, në Bashkinë e Pukës, në inspektoratin e punës dhe një trajnim dyditor për ministritë e linjës. Një tjetër fakt që tregon se administrata po i nënshtrohet një reforme kursimi është edhe mosshpallja e konkurseve për vendet e reja të punës nga Departamenti i Administratës Publike, me anë të së cilës më shumë merret statusi i nëpunësit civil, sesa sigurohet një vend pune për në administratë. Në faqen zyrtare të DAP-it mungojnë aplikimet online për vende të reja pune në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Aktualisht është vetëm një numër i vogël i vendeve që janë shpallur vakante nga Departamenti i Administratës Publike.
#