Reforma zgjedhore domosdoshmëri
Haxhinasto:
Nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, në një takim me struktura të kësaj partie në Qarkun e Elbasanit, vlerësoi angazhimin gjithnjë e në rritje të disa forcave politike në vend për reformën zgjedhore. “Tashmë kjo reformë jo vetëm është domosdoshmëri për politikën shqiptare, por domosdoshmërinë e saj po e mbështesin dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, Parlamenti Europian, së fundmi edhe OSBE”, tha Haxhinasto. Sipas tij, në ditët në vazhdim, LSI do të ndërmarrë veprime konkrete, që propozimet e saj të futen në një proces institucional për t’u shqyrtuar dhe për të dhënë produkte konkrete për sa i takon standardeve të reja që duhet të jenë qoftë Kodi Zgjedhor, qoftë legjislacioni tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet.
#