E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi shpall të pavlefshëm referendumin serb

PRISHTINE- Sot në Kuvendin e Kosovës, u miratua një deklaratë në kundërshtim të referendumit të serbëve mbajtur dje e sot në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit, raporton Koha Ditore. Deklarata u miratua me 64 vota për dhe me 9 abstenim, kundër nuk kishte.

Me këtë deklaratë referendumi serb në veri shpallet i paligjshëm dhe jokushtetues.

Miratimit të deklaratës i ka paraprirë një debat i gjerë i deputetëve Kuvendit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›