Pakistan, talibanët lirojnë pengjet zvicerane

Talibanët në Pakistan kanë liruar çiftin zviceran, i cili ishte marrë peng në provincën e Baluçistanit, tetë muaj më parë.
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Athar Abas, tha se “dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore” dhe se tashmë janë dërguar në drejtim të Peshauarit.
Oliver David Oh, 31 vjeç, dhe Daniela Vidmer, 28 vjeçe, janë rrëmbyer korrikun e kaluar.
Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për pengmarrjen, duke kërkuar si kusht për lirimin e tyre, lirimin e shkencëtarit pakistanez, të burgosur në SHBA.