Shqipëria ka bërë vitet e fundit vërtet hapa gjigandë dhe këto janë të dukshëm për të gjithë. - Deklarata e përbashkët për mediat Topalli -Fini
Kryetarja e Kuvendit : Mirëdita të gjithëve,
Si Kryetare e Kuvendit jam shumë e nderuar që sot ishte vizita zyrtare në Shqipëri e Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Xhanfranko Fini. Nuk është hera e parë që vjen, ai ka qenë disa herë të tjera në Shqipëri. Ne e konsiderojmë Italinë si partneren tonë kryesore ekonomike dhe politike, si avokaten më të fortë të mbrojtjes së proceseve të domokratizimit të Shqipërisë.
Unë e falënderova Presidentin Fini për ratifikimin që Italia i ka bërë disa kohë më parë MSA-së, duke qenë një ndër vendet e para. Sigurisht, falënderova Italinë për rolin shumë të fuqishëm që ka pasur në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Në të njëjtën kohë roli i jashtëzakonshëm që Italia ka pasur, në mbështetjen që i ka bërë Shqipërisë në marrjen e ftesës për në NATO. Ishte një tjetër rast i avokatisë të fuqishme që Italia i ka bërë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.
Afërsia me Italinë nuk është thjesht një afërsi gjeografike, ajo është shpirtërore, kulturore, ajo ndihet në të gjitha fushat e bashkëpunimit që kemi pasur. Vërej me kënaqësi se përveç që Italia është partneri kryesor në shkëmbimet tregtare të Shqipërisë, ku këto shkëmbime zënë vëllimin 40% me Italinë, vërej me shumë kënaqësi se vitin e fundit ky vëllim shkëmbimesh është rritur, me 10% më shumë.
Bashkëpunimi me Kooperacione Italiane ka qenë i shkëlqyer dhe fushat në të cilat ky bashkëpunim ka ekzistuar kanë qenë shumë të gjera. Jam shumë e kënaqur tju bëj me dije se Presidenti Fini më bëri të njohur gjithashtu se Parlamenti italian do të ratifikojë, sapo të mbërrijë në Dhomën italiane, Protokollin e NATO-s për Shqipërinë dhe ky është një tjetër çast shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit, i mbështetjes, i besimit për Shqipërinë, për reformat dhe për ne të gjithë shqiptarët.
Si Kryetare e Parlamentit jam jashtëzakonisht e nderuar që sot mbasdite, në orën 18:00, Presidenti Fini do tu drejtohet me një fjalë të gjithë kolegëve të mi deputetë, dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Presidenti i Dhomës së Deputeteve Gianfranco Fini
Dëshiroj në radhë të parë të falënderoj Kreytaren, Jozefina Topalli për ftesën që më bëri për të ardhur përsëri për vizitë këtu në vendin tuaj të bukur.
E konsideroj një nder takimin që më është rezervuar sot mbasdite për të mbajtur një fjalë, për tju drejtuar Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Siç e tha edhe znj. Topalli vendet tona janë të afërta jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por kanë lidhje antike dhe kulturore midis njëri-tjetrit.
Është një ndjenjë miqësie që e shikon bazën e vet në këto vitet e fundit edhe në cilësinë e bashkëpunimit që karakterizon dy vendet tona në fushat kryesore.
Është pozitive për faktin që të dy parlamentet tona bashkëpunojnë dhe punojnë së bashku dhe do të vazhdojnë të punojnë së bashku në të ardhmen. Konfirmoj atë që tha edhe Kryetarja e Parlamentit, Topalli lidhur me vullnetin që ka Dhoma e Deputetëve, por jo vetëm Dhoma e Deputetëve, por në përgjithësi edhe i gjitë Parlamenti italian edhe Senati për ta bërë sa më të qendrueshëm dhe të sigurt Ballkanin dhe objektivin themelor që është integrimi i plotë i kësaj zone në BE.
Shqipëria ka bërë këto vitet e fundit vërtet hapa gjigandë dhe këto janë të dukshëm për të gjithë.
Dhe është jo vetëm në interes të Shqipërisë por edhe në atë të Italisë që të përmbushen akoma më tepër hapat e tjerë të mëtejshëm. Bashkëpunimi italian ka qenë i plotë në të kaluarën do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Jam i bindur se politika shqipatre e ka të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së.
Dua tju kujtoj një aspekt të veçantë, një aspekt që tregon se çfarë është bërë në Shqipëri këto 15 vitet e fundit. Të gjithë e dinë se 15 vite më parë marrëdhëniet midis shteteve tona, marrëdhëniet midis popujve tanë ishin pa probleme. Sot komuniteti shqiptar në Itali është një komunitet plotësisht i integruar dhe italianët shikojnë te emigrantët shqiptar, jo vetëm miq, por edhe interlokutorë të tyre kryesorë.
Këto rezulate kaq të rëndësishme u arritën për dy arsye: së pari për vullnetin e palës shqiptare për të garantuar ligjshmërinë dhe sigurinë, së dyti për bashkëpunimin që ka pasur mes dy Parlamenteve dhe Qeverive tona. Dua të theksoj që ky bashkëpunim ka qenë, pavarësisht nga ideja politike, për forcat politike në fuqi, mes dy vendeve respektive.
Është nevoja e një bashkëpunimi shumë të ngushtë në planin ekonomik, sidomos në sektorin e tregtisë dhe sigurisë midis dy vendeve tona Është një nevojë që theksohet nga të gjitha forcat politike si në Itali edhe në Shqipëri. Në Itali mund të thuhet me gojën plot që marrëdhënia me Shqipërinë mund të shikohet si një model, në të cilin duhet të mbështetemi për të ndërtuar marrëdhënie me vende të tjera. Dhe i referohem çështjeve që kanë të bëjnë me emigracionin, me ligjshmërinë, më bashkëpunimin ekonomik.
Pra, kemi shumë arsye për të qenë të lumtur për atë që kemi lënë mbas krahëve dhe për të qenë optimistë për çka na pret në të ardhmen.
Faleminderit!