Kuvendi, unanimitet të plotë për Shpresa Becajn
Tiranë-Deputetët e Parlamnetit shqiptar kanë votuar të gjithë për Shpresa Becajn në krye të Gjykatës së lartë. Votimi për Becajn u bë i fshehtë me votë elektronike dhe votuan pro të gjithë deputetët e pranishëm në seancë.
Kështu ajo mori 122 votat e të PD-së dhe të PS-së. Asnjë deputet nuk votoi kundër dekretit të Presidentit Bamir Topi per emerimin e znj. Shpresa Becaj në postin e kryetares së Gjykatës së Lartë.
Ndërkohë, mbrëmë Parlamneti votoi edhe anëtarin e ri të KKRT-së, Altin Ndroqi i cili u zgjodh me 74 vota pro. Ndërsa kundër tij votuan 39 deputetë. Ndroqi do të zëvendesoje në këtë post anëtarin e shkarkuar pak kohe me pare Franko Kulli.
Një vendim tjetër i rëndësishëm që u mor sonte nga Parlamneti shqiptar ishte edhe projektligji për shërbimin farmaceutik. Edhe pse shumë i debatuar drafti mori 82 vota pro dhe 27 kundra.