E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj, Berishës: Ne e ndërtuam rezolutën për në NATO

Tiranë- Valentina Leskaj, Kryetare e Grupit Parlamentar të PS ka reaguar menjëherë pas akuzave të rënda të Kryeministrit Sali Berisha për neglizhencë të opozitës në ngjarje të rëndësishme të vendit  “Partia Socialiste nuk është kundër marrjes së ftesës, pasi PS ndërtoi rezolutën për në NATO”, tha Leskaj.

Më tej ajo u shpreh se “Partia Socialiste ka kontributin e saj në hapat që Shqipëria ka ndjekur për anëtarësim e Shqipërisë në NATO, por nuk ka faj për aferat korruptive të qeverisë”. Ky reagim i Leskajt në seancën e sotme në Parlament ka ardhur pas kritikës së Kryeministrit për mospërshëndetjen nga ana e opozitës për firmosjen nga ana e Presidentit amerikan të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dy ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›