Topi: Prisni dekretin për ligjin e dosjeve
23/12/2008 Reagon Presidenti i Republikës për hapjen e arkivave
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në deklaratën e tij për ligjin e dosjeve është shprehur pro verifikimit të figurës morale të zyrtarëve, pasi, siç tha ai, çdokush që kërkon të bëjë karrierë ka detyrimin të bëjë edhe pastërtinë morale të figurës së tij. “Në rast se do të më pyesnit si politikan, gjithmonë kam qenë i hapur për ta parë këtë çështje sa më shpejt, në mënyrë sa më profesionale, në mënyrë sa më të gjerë, sa më komplekse dhe natyrisht që ai që kërkon të bëjë karrierë, natyrisht që ka disa detyrime parësore, dhe kjo në radhë të parë ka të bëjë me pastërtinë morale”, - theksoi kreu i shtetit shqiptar. Për të verifikuar qëndrimin e tij konsekuent për këtë çështje, Presidenti Topi ftoi mediet të hapin arkivat e tyre, duke mënjanuar kështu të bërit koment mbi deklaratat e deritanishme nga shumë funksionarë të lartë shqiptarë dhe të huaj për këtë çështje. “Unë në natyrën time nuk bëj koment mbi komente, por duke qenë gjithmonë në një pozicion respekti ndaj medies dhe transparencës publike, do të bëja thirrje që t’i ktheheni arkivit. Secila nga mediet ka arkivin e vet dhe aty do të gjeni të gjitha deklaratat e mia për sa i përket çështjes së dosjeve”, - tha numri një i shtetit shqiptar. Duke ndarë pozicionin e tij tashmë si kryetar shteti nga ai i politikanit, Presidenti i Republikës Topi deklaroi se “për të folur si President pastaj, unë flas nëpërmjet dekretit”. Kreu i shtetit i bëri këto deklarata duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm pas vizitës të kryer prej tij mesditën e djeshme në Qendrën e të Moshuarve në kryeqytet, ku u takua me të moshuarit e strehuar, duke u uruar festat e fundvitit. “Mosha e tretë është brezi që është munduar më shumë, kështu që shoqëria dhe institucionet, dhe shteti, kanë një detyrim që t’ia kthejnë këtë borxh. Kjo është ndoshta më minimalja që ne mund të bëjmë për ta”, - tha Topi. Pak më herët Presidenti priti në një atmosferë të ngrohtë festive një grup fëmijësh të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, së bashku me mësueset e edukatoret e tyre.