Kuvendi vendos, nesër raundi i tretë për Presidentin

Kuvendi i Shqipërisë
Kuvendi ka miratuar me 71 vota mbajtjen e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në këtë mënyrë nesër në orën 10:00, sipas kërkesës së mazhorancës, do të votohet për raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Deputetët e PS-së votuan kundër.
Ky është raundi i fundit, ku kërkohen 84 vota për miratimin e kandidaturës ndërsa në dy raundet e fundit do të mjaftojë edhe një shumicë e thjeshtë, prej 71 votash.
* * *
Kuvend, Bizhga: Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit e qeverisë
Deputeti i Partisë Socialiste, Gazmir Bizhga duke folur gjatë seancës parlamentare ku po diskutohej projektligji për luftën kundër pastrimit të parave ka deklaruar se qeveria është bërë njësh me krimin.
Deputeti i opozitës theksoi se në vend nuk mungojnë ligjet por ato nuk zbatohen. Ai mori rastin e denoncimit të aferave korruptive nga Saimir Tahiri dhe tashmë po përballet me akuza për shpifje. Në këtë prizëm ai shtoi se për inspektorët që do të duhet të luftojnë pastrimin e parave bëhet i pamundur zbatimi i ligjit.
Si mund të hetojë një inspektor korrupsionin kur po e shohim se çfarë po ndodh me deputetin Saimir Tahiri. Kush do ishte ai inspektor dhe funksionar që do të pyeste se si i siguroi financimet klienti i qeverisë, Damir Fazllic. Kush do ishte ai funksionar që do thoshte nga i siguruan paratë qeveritarët që bëjnë një jetë luksi sot?, u shpreh Bizhga. Sot nuk dallohet vija ndarëse mes krimit dhe kësaj qeverie. /F.S/