Lezhe dy aksidente te njepasnjeshme

Dy aksidente janë shënuar mbrëmjen e sotme në rrugët e Lezhës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Agim Haka, 60 vjeç nga Fushë Kuqja ka humbur jetën teksa udhëtonte me biçikletë në supërstradën e Laçit, i cili është përplasur nga një “mercedez” që drejtohej nga Ndue Selala, 40 vjeç nga Laçi. Drejtuesi i mjetit eshte ndaluar nga policia, e cila ka sqaruar se shkak i këtij aksidenti është bërë errësira në rrugë dhe shpejtësia e lëvizjes se mjetit tip “mercedez”. Vetem pak minuta më vonë një tjetër aksident është regjistruar në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit ku si pasojë e përplasjes së një autoveturë tip “audi” me një furgon kanë mbetur të plagosur drejuesi i veturës dhe një pasagjer i tij, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë shkak për këtë aksident është bërë ndërpreja e rrugës nga vetura tip “audi” i cili ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore për në superstradë.