E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet diskutimi për sistemin, “të vegjlit” shprehin pakënaqësitë e para

15-12-2011 / Gazeta 55

Komisioni për reformën zgjedhore përcakton axhendën


Diskutimi për Reformën Zgjedhore nuk do të nisë nga korrigjimi i sistemit, por nga përmbushja e kërkesave të OSBE/ODIHR-it, të cilat jo domosdoshmërisht lidhen me debatin politik të sistemit zgjedhor aktual. Kjo nuk është mirëpritur nga forcat e vogla politike pjesëmarrëse në komisionin parlamentar, i cili gjatë mbledhjes së radhës miratoi një axhendë për adresimin, të disa hapave teknikë. Por në vlerësimin e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu një axhendë e tillë shmang debatin politik mbi thelbin e reformës zgjedhore. Socialistët të përfaqësuar nga Damian Gjiknuri në bashkëkryesimin e komisionit për rishikimin e kodit elektoral bën me dije se debati me sistemin do të jetë më i gjerë, jo vetëm me spektrin e partive parlamentare, debat që, sipas tij, nuk mund të mbajë peng zhvillimin e hapave të tjerë të përmirësimit të ligjit të zgjedhjeve Kjo ishte mbledhja e dytë e komisionit të Reformës Zgjedhore, pas asaj të konstituimit të tij. Objekti i punës i këtij komisioni janë 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Çështjet për të cilat palët kanë debat do të asistohen për zgjidhje konsensuale nga ekspertët e OSBE/ODIHR-it.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›