E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nevojë për zgjidhje, jo për gënjeshtra

Komuna Golem e Durrësit ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për të diskutuar për problemet e bujqësisë. Kryesocialisti u shpreh se gjatë këtyre takimeve po përpunohet alternativa e re socialiste për fshatin, duke mbledhur të gjitha mendimet nga njerëzit të cilët janë kontribuuesit realë të këtij programi: "Kjo qeveri, qeveria e Sali Berishës, që flet për bollëkun, është qeveria e trokllëkut dhe ai nuk është Sali Bollëku, por është Sali Trokllëku, sepse janë trokë familjet shqiptare që duan të jetojnë me punë të ndershme dhe veçanërisht familjet shqiptare në periferitë urbane e në fshat, të cilat nuk arrijnë dot të jetojnë, por vetëm mbijetojnë”, - tha Rama gjatë këtij takimi. Ai vuri në dukje se njerëzit nuk kanë nevojë për gënjeshtra të reja, por për zgjidhje. “Ju nuk keni nevojë për premtime të reja që nuk mbahen. Ju nuk keni nevojë më për një Kryeministër dhe për ministra që tallen me ju, që ju tregojnë se çfarë hovi të madh ka marrë turizmi, se çfarë hovi të madh ka marrë bujqësia, se çfarë zhvillimi të madh ka marrë Shqipëria, ndërkohë që realiteti është shumë i hidhur”, - tha ai ndër të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›