E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama s’tërhiqet nga projektbuxheti i refuzuar

Kryebashkiaku i Tiranës përdor kamikazin Shalsi për të atakuar vendimin e këshillit bashkiak

TIRANE - Kryebashkiaku Edi Rama vazhdon që të ngashërejë rrëzimin e projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2009, duke rikujtuar për të disatën herë projektet e bllokuara nga ky akt, mes të cilave edhe rehabilitimin e parkut tek Fusha e Aviacionit. Gjatë prezantimit të projektit për këtë zonë nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi, akuzoi kryeministri Sali Berisha dhe kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta si pengues të zhvillimit të qytetit për përfitime politike.
Të dielën që shkoi duke reaguar ndaj akuzave të tilla, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur vendosmërinë e LSI-së për të mos e votuar këtë projektbuxhet përsa kohë ky i fundit nuk reflekton aspak nevojat e qytetarëve por është në funksion të aferrave të shumta korruptive në Bashkinë e Tiranës.
Edhe Partia Demokratike përmes zëdhënësit Gerti Bogdani tha se buxheti i bashkisë së Tiranë për vitin 2009, nuk do të miratohet, për sa kohë nuk parashikon ndërtimin e banesave sociale, kur dihet se në Tiranë ka më shumë se 3000 familje të pastreha, dhe njëherazi nuk parashikon krijimin e mundësive të punësimit për qytetarët e Tiranës, por me të synohen qëllime dhe interesa të ngushta klienteliste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›