Kuvendi,pas 7 orësh diskutime,shtyn për të hënën ligjin e dosjeve

Kuvendi i Shqipërisë shtyu për të hënën e ardhshme miratimin e ligjit për dosjet, pas më shumë se 7 orë diskutime që zgjatën deri në orët para të mëngjesit të sotëm. Opozita përsëriti akuzat se projekti synon të godasë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet qeveritare dhe deklaroi se bie ndesh me kushtetutën. Partia socialiste braktisi sallën, duke mos marrë pjesë në debat. Nga ana e tyre, demokratët hodhën poshtë akuzat se ligji kishte synime politike, duke sulmuar kryetarin socialist, i cili sipas tyre, kundërshtonte për shkak të lidhjeve të tij familjare me ish nomenklaturën komuniste. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vendosi të marrë parasysh disa kërkesa për amendimin e projektligjit. Gjatë javës në vazhdim deputetët do të diskutojnë tre amendamente, dhe më pas projektligji do të votohet në Kuvend. Ndërkohë, deputetët kanë vendosur ringritjen e Komisionit të Reformës i cili do të shqyrtojë dekretin e Presidentit Topi për ligjin e Reformës Zgjedhore