E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Ligji hap mbrapa dhe jo transparent

Nard Ndoka, kryetari i Partisë Demokristiane e vlerësoi projektligjin e dosjeve si hakmarrje dhe projekt që është në kundërshtim me zhvillimin."Ne kemi paraqitur projektligjin tonë vite më parë që është më i mirë. Për ligjin tonë, ne kemi marrë ekspertizën e Hungarisë, Gjermanisë e Çekisë me specialistë të këtyre fushave", u shpreh Ndoka. Në replikë me Ndokën, kryeministri Berisha tha se "projekti i maxhorancës është shumë i mirë dhe realizon hapjen e menjëhershme të dosjeve". Sipas Berishës " ligji është adoptuar nga modeli çek, është hapi paraardhës për krijimin e Institucionit të Kujtesës Kombëtare".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›