E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuyt: Dua të luaj në Ligën e Kampionëve

Përfaqësuesi i Holandës, Dirk Kuyt, është ende i paqartë rreth të ardhmes së tij, por ka pranuar se qëllimi kryesorë i tij është që të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Qëllimi im kryesor është që të luaj në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, unë ende nuk kam vendosur për të ardhmen time, edhe pse ka një numër të madh të klubeve që janë të interesuara për të nënshkruar me mua”, tha Kuyt për Goal.com.

Kuyt, po ashtu ka thënë se një nga opsionet më interesante është transferimi në ndonjërën nga skuadrat e Bundesligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›